Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

E DIELË 22 qershor 1997

Terror i bandave të Ruçit

PD denon kete akt kriminal dhe konsideron për këtë akt përgjegjës direkt Nano dhe bandat e tij. Të gjitha pasojat e këtij shërbimi do të rëndojnë mbi kurrin socialist Saranda: Vlerëet peng dhe torturohet Sekretari i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të PD, L. Demi Terror i bandave të Ruçit PD denon këtë akt kriminal dhe konsideron për këtë akt përgjegjës direkt Nano dhe bandat e tij. Të gjitha pasojat e këtij shërbimi do të rëndojnë mbi kurrin socialist Bandat e armatosura të PS-së, të komanduara deri në kapjen kriminale të zyrave të saj nga skafierët e Vlorës, rrëmbyen mbrëmjen e së premtes Sekretarin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të PD-së, Leonard Demi, i cili po kryente detyrën e tij partiake në qytetin e Sarandës, ku kishte shkuar me urdhër të PD-së. Këta banditë të armatosur, pasi e mbajtën peng dhe e torturuan fizikisht për pothuajse dy orë e gjysmë, e lëshuan në mesnatë duke e kërcënuar me armë dhe duke mbajtur peng, me armë nën kërcënim, kryetarin e PD-së së Sarandës. Të nesërmen në mëngjes, shefi i komisariatit të policisë, i njohur si skafier, deklaroi se mjaftonte edhe vetë shoku i Ruçit, i emëruar prej tij në krye të policisë së Sarandës, të bënte rolin e zëdhënësit të këtyre bandave dhe të deklaronte se nuk kishin ndodhur torturat dhe rrëmbimi i zotit Demi, duke u tallur me një njeri të sapolëshuar prej banditëve që mezi po qëndronte në këmbë. Kjo është koha e llahtarit që ka ardhur me qeverinë socialiste dhe me urdhrat e Ruçit. Kjo ishte qeverisja e tyre në Vlorë dhe kjo po përhapet tani në të gjithë jugun e vendit. Sekretari i PD-së Leonard Demi, i njohur nga bandat e armatosura të Vlorës qysh në fillimin e terrorit komunist kundër selive të saj, u kap mbrëmjen e së premtes në hyrje të qytetit të Sarandës. Burime të sigurta bëjnë të ditur se komisariati i policisë së këtij qyteti ka qenë në dijeni të plotë se sekretari për marrëdhëniet me jashtë i PD-së kish ardhur në Sarandë. Burime të tjera bëjnë të ditur se edhe komisariati i policisë së Delvinës ka qenë në dijeni. Fillimisht e kanë mbajtur atë të mbyllur diku në një nga zyrat e komunës së Ksamilit dhe më pas e kanë torturuar në komisariatin e policisë. Dy pjesëtarët e këtij komisariati e kanë zbritur poshtë në qelitë e paraburgimit dhe e kanë lënë aty për orë të tëra, duke i bërë presion psikologjik që të largohej sa më parë nga Saranda. Më pas, mes torturash dhe kërcënimesh me armë e me fyerje ordinere, e kanë çuar me një mjet privat për në Delvinë, me urdhër të komisariatit të policisë. Sipas burimeve të mësipërme, aty e kanë marrë në pyetje ata drejtues të policisë së Delvinës dhe kanë urdhëruar më pas nisjen e tij për në Gjirokastër, ku me sa duket duhej bërë lojë fjalësh për ta zhdukur çdo njoftim të këtij rrëmbimi dhe torture kundër zyrtarit të lartë të PD-së. Ndaj tij, të gjitha pasojat kriminale dhe turpi i kësaj klike do të bien mbi qeverinë socialiste, mbi Nanon dhe ministrin e brendshëm të saj, Ruçi. Te gjitha pasojat e këtij shërbimi do të rëndojnë mbi kurrin socialist. Socialistët nuk mund t'i shpëtojnë krimeve të tilla të frymëzuara drejtpërsëdrejti prej tyre e në veçanti prej ministrit të tyre të brendshëm, Ruçi. 'Të shohësh numrin e deputetëve të PS-së që përmendën Leonard Demin në darkat që organizoi natën e të premtes me banditë nga Saranda e Delvina e të kuptosh se ky krim, ky rrëmbim dhe ky terrorizim, është i parapërgatitur dhe i organizuar nga qeveria e Nanos. Të shohësh se në mesnatë i urdhërojnë njerëzit e tyre nëpër komisariate që ta lëshojnë, po pa lejuar asnjë njoftim e asnjë kontakt me drejtuesit e PD-së, tregon qartë edhe panikun që i ka pushtuar pas krimit të tyre' shprehen burime nga drejtuesit e PD-së. PS inxjre armiqtë e Gramoz Ruçit Përgjigjja ka kohë që ka marrë formë. Ajo është dhënë jo vetëm me shpërfillje të misionit të qeverisë në socialiste dhe të kundërshtarëve politikë, por mbi të gjitha me zëra e me kritika, deklarata, protesta e denoncime, denoncime me protesta. Bie në sy edhe një paketë e njohur pranë Golem Rucit dhe policit në Gramoz Ruçit. Po ata që e njohin mirë, e dinë se ai është i shfrenuar, me urrejtje të pashuar për ata që i konsideron armiq. Ai është rasti i radhës i brutalizmit që po karakterizon qeverisjen e Nanos. Fill pas marrjes së detyrës, ai shkoi në Sarandë ku shkarkoi e arrestoi drejtuesit e policisë për fajin e vetëm se kishin mbrojtur rendin nga bandat e armatosura. Këta oficerë me karrierë, nënkoloneli Fiqri Agolli e nënkoloneli Agim Zeqo me urdhër të Ruçit u nxorën menjëherë në lirim dhe me pas u arrestuan me akuza absurde. Siç duket për Gramoz Ruçin problemi nuk janë bandat e organizuara e të mbrojtura prej tij. Problemi janë armiqtë dhe kundërshtarët politikë. Që do të thotë se tani Ruçi po bën një politikë të re me policinë e me ata që nuk i binden atij. Kjo është shpjegimi i vetëm për pogromet e fundit dhe për këtë terror bandash në vend. NË FAQEN 6
Ruçi Fatos Nano Kascioli[?] Fiqri Agolli Agim Zeqo Sarandë Vlorë Ksamil Delvinë Gjirokastër

Demokratët duhet të fitojnë

Sekretari i PD-së Leonard Demi: Djalin tim e kanë marrë peng bandat e armatosura të PS-së Demokratët duhet të fitojnë Kongresmani amerikan James A. Traficant i shkruan Presidentit Berisha Unë e kuptoj se Shqipëria ndodhet në një udhëkryq kritik. Ju besoni se populli juaj ka nevojë për një qeveri proëndimore. Bota duhet ta dëgjojë këtë zë. 29 qershori duhet të jetë fitorja e një Kongresmeni amerikan[?] James Traficant NË FAQEN 3
James A. Traficant Torvishi Zani[?] Kascioli[?] Shqipëri

PS para përgjegjësisë ndërkombëtare për dhunën

Tryeza për paktin social zhvendoset në Romë Nesër në Romë do të zhvillohet një kryetari i partive Tirana Shuli (PD) dhe Kryetari i Partisë Socialiste (PS) Fatos Nano (PS), sekretar i përgjithshëm i PSD-së Skënder Gjinushi (PSD) dhe kreu i grupimit agrar, Agron Duka (PRSH) do të jenë të ftuar e pritet të jenë pjesë e një debati[?] rreth paktit social. Në 17 qershor u hartua një dokument për një pakt social, ndërsa më 19 qershor se konsakrua të plotësohej se kreu i PS-së, Fatos Nano, e vlerësonte me dyshim këtë iniciativë. Shpallur për deklaratat për deputetët e[?] paktit social deri më 25 qershor, ndërsa të premten kryediplomati austriak, Wolfgang Petritsch, u ka kërkuar në mënyrë të përsëritur partive shqiptare që të nënshkruajnë paktin. Leonard Demi, sekretari për marrëdhëniet me jashtë i PD-së, e cilësoi deklaratën e Berishës si dhe ecurinë e takimit për tërheqjen si një shfaqje të vullnetit politik për uljen e tensionit dhe procesin paqësor të zgjedhjeve. Kjo ka bërë të mundur që takimi i planifikuar të hënën në Tiranë të vendoset të zhvillohet në Romë, nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve ndërkombëtarë. Tavolinë e bisedimeve/tryezës[?]
Skënder Gjinushi Fatos Nano Wolfgang Petritsch Ruka Gjyka Romë Tiranë

Propozim demoniak për të shfryrë humbjen

Socialistët kërkojnë të miratojnë ligjin e zgjedhjeve Ruka: 'Të shohësh numrin e deputetëve' Socialistët po përpiqen të sabotojnë procesin zgjedhor dhe të krijojnë një atmosferë të rënduar me propozime e qëndrime të papërgjegjshme. Sipas deklaratave të fundit, ata synojnë të imponojnë një formulë që favorizon drejtpërdrejt interesat e tyre politike dhe dëmton transparencën e votës. Kjo përpjekje po shihet si një lëvizje për të fshehur humbjen e pritshme në zgjedhje. NË FAQEN 3
Ruka

Fatos Nano urdhëron për dhunë në Lushnjë

Socialistët keqojnë të miratojnë ligjin e zgjedhjeve Obel! që kryetari i Komisionit të Nismës për Zgjedhjet, deputeti i Nanos Q? Nanos, deputeti i Nanos[?] N? Konç? me shoqëruesit e tij u shfaqën në qytetin e Lushnjës. Të vendosur para protestave të qendrave të votimit e një mospajtimi[?] të socialistëve me komisionin zgjedhor, pjesëtarët e policisë dhe të shërbimit të PS-së krijuan një situatë të rëndë. Leva e presionit të përdorur ndaj qytetarëve dhe anëtarëve të komisioneve të qendrave të votimit ishte e hapur. Tensioni u rrit gjatë gjithë ditës dhe kulmoi me ndërhyrjen e njerëzve të armatosur pranë qendrës së votimit. Në mbrëmje, disa prej personave të përfshirë u panë të hynin në selinë e PS-së së qytetit. NË FAQEN 3
Fatos Nano Lushnjë

DHL

WORLDWIDE EXPRESS Ne mbajmë premtimet tuaja TEL: 042 27667 / 042 33932 NË FAQEN 6